Qindra qytetarë u mblodhën sot në sheshin “Skënderbeu” për të kërkuar drejtësi për vdekjen e Astrit Deharit, i cili në rrethana ende të paqarta ndërroi jetë në burgun e Prizrenit.
Protestuesit kërkuan dorëheqjen e ministres së Drejtësisë Dhurata Hoxha dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, transmeton arbresh.info.
Në këtë protestë po ashtu filluan të mblidhen nënshkrimet për një peticion përmes së cilit kërkohet mbajtja e një seance të jashtëzakonshme për Astrit Deharin.
Protesta është organizuar nga shoqëria civile ndërsa organizime të ngjashme janë bërë edhe në qytetet tjera të Kosovës./ Arbresh.info














Google sjell mënyrën e re të AI në Chrome
Sveçla: Terroristët nuk do t’i ikin përgjegjësisë
Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë n...
Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist ...
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë