Lobi Rajonal i Grave në bashkëpunim me Agjencinë e OKB-së për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave “UN Women”, kanë organizuar të mërkurën në Mitrovicë konferencën me temën ‘Dialogu rajonal mes grave politikane dhe deputeteve nga Kosova e Serbia, me gratë lidere të komuniteteve nga veriu i Mitrovicës’.
Përveç grave politikane dhe deputeteve nga Parlamenti i Kosovës dhe Serbisë, në këtë konferencë kanë marrë pjesë edhe ambasadorë të ndryshëm në Kosovë, si dhe pjesëmarrës nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Bosnja.
Konferenca kishte për qëllim të shtyjë përpara dialogun në mes të grave dhe komuniteteve të rajonit në përgjithësi, pastaj të identifikojë sfidat në mënyrë që proceset e marrëveshjeve të Brukselit të shkojnë në rrugën e duhur dhe të shërbejnë për të mirën e të gjithë qytetarëve, por edhe rolin e grave në zbatimin e këtyre marrëveshjeve.
Kështu u tha mes tjerash gjatë kësaj konference, në të cilën nga gjithsej 150 pjesëmarrës sa ishte paraparë të marrin pjesë, ishin prezentë më pak se gjysma e tyre.
Ministrja për Dialogun, Edita Tahiri, ka bërë të ditur se qëllimi i këtij takimi është që të rriten sa më shumë hapësirat e dialogimit në mes të grave për proceset paqësore, të sigurisë dhe të një mirëbesimi të përgjithshëm.
Ambasadori norvegjez në Kosovë, Jan Braathu, e ka quajtur takimin të rëndësishëm për marrëdhëniet e rajonit.
Ndërkaq, anëtarja e lobit rajonal të grave nga Serbia, Natasha Miçiq, ka shprehur keqardhje për zhvendosjen e lokacionit të mbajtjes së kësaj konference nga veriu në jug të Mitrovicës që ka ndodhur momentet e fundit.
Ministrja Tahiri në lidhje me këtë tha se nuk i din arsyet e anulimit të takimit në atë pjesë të qytetit, por me të marrë informacionin, ka kontaktuar menjëherë kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri, rreth përgatitjes së lokacionit për konferencën./arbresh.info/
“Pastrimi” publikon pamje të qytetarëve që hedhin mbeturina ...
“Memories” e Gjestit emocionon Londrimin
Shtatë ankesa në PZAP lidhur me rezultatin përfundimtar të z...
FSK realizon kursin “Combat Life Saver” për kujdes mjekësor ...
“Janë të reja për ty”, “Nuk më ke parë në aksion”- Dalin bis...
“S’je mirë nga mendtë”, Hygerta e ashpër me Albën