Lojtarët e Leicester Cityt do të shpërblehen me nga 100.000 funta për suksesin e tyre në UEFA Ligë të Kampionëve.
Leicesteri mund të ketë probleme në Premierë Ligë aktualisht, por “Dhelprat” kanë qenë fantastik në Ligë të Kampionëve sepse kanë arritur të sigurojnë një pozitë në fazat eliminatore të garës me fitoren 2 me 1 ndaj Club Brugges mbrëmjen e së martës, shkruan portali arbresh.info.
Për shkak të këtij suksesi, lojtarët do të pranojnë në përgjithësi 2.5 milionë funte, që i bie nga 100.000 funta për çdo lojtarë në skuadrën prej 24 lojtarëve në Ligë të Kampionëve.
Sipas rregullave të UEFA-së, Leicester do të fitojë përafërsisht 4.6 milionë funte si një pjesëmarrës i rundit të 16-të, plus 1.3 milionë funte që fituan grupin prej katër skuadrave dhe 420.000 funte për paraqitjet në grup./arbresh.info
Sekuestrohet nafta e Venezuelës/ SHBA ndalon dy cisterna në ...
Vuçiq i akuzon Kosovën, Shqipërinë dhe Kroacinë për aleancë ...
FC Drenica apelon për ndihmë: Reshjet e shiut shkaktojnë dëm...
Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafik për ...
“Ekipet e mirëmbajtjes janë në teren”, Durmishi apelon qytet...
Rubio thotë se do të takohet me zyrtarët danezë javën tjetër...