(2)EULEX-i ka konfirmuar se në aksidentin e sotëm në Aeroportin e Prishtinës, ku u rrëzua një helikopter i këtij misioni, i lënduar ka mbetur një person.
Helikopteri, siç bën me dije EULEX-i, ka qenë në pronë dhe i operuar nga kompania “Starlite Aviation”, e kontraktuar nga EULEX-i për të ofruar shërbime transporti
Helikopteri u rrëzua derisa po aterronte.
“Helikopteri ka qenë duke kryer një fluturim trajnues me një ekip mjekësor për evakuime që përbëhej nga një mjek dhe një ndihmës si dhe nga dy pilotë. Njëri prej personelit mjekësor ka pësuar lëndime dhe është dërguar menjëherë në QKUK. Edhe personeli i EULEX-it ka ofruar ndihmë mjekësore”, ka thënë EULEX-i përmes një njoftimi zyrtar, ndërsa ka shtuar se “në bord të helikopterit nuk ka pasur asnjë pjesëtar të stafit të EULEX-it”.
(1) Aeroporti i Prishtinës, përmes një komunikate për media, kanë bërë me dije se rreth orës 15:00 ka ndodhur një aksident në pistë i një helikopteri të EULEX-it i cili fluturonte për qëllime trajnuese.
“Ka një person të lënduar nga ekuipazhi i cili është dërguar menjëherë në spital dhe nuk ka të lënduar të tjerë”, ka thënë Valentina Gara, zëdhënëse e Aeroportit të Prishtinës.
Gara ka theksuar se aeroporti përkohësisht është i mbyllur dhe do të aktivizohet pas kthimit të shërbimit të zjarrfikësve në kategorinë e kërkuar për operime.
“Pas përfundimit të hetimeve do të jepen të dhëna shtesë”, ka theksuar Gara.
Presidenti sllovak vjen në Kosovë për të vizituar ushtarët n...
Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese, z...
Gjenden mbetje mortore në Rahovec, Komisioni për persona të ...
Barça synon Julian Alvarez pasardhës të Lewandowskit
Kosova përfshihet në listën e BE-së të vendeve të sigurta të...
KQZ akrediton vëzhgues për zgjedhjet 28 dhjetor