Në Komunën e Rahovecit ka filluar projekti i cili ka të bëjë me vendosjen e tabelave me emërtimin e rrugëve, shesheve, vendbanimeve dhe parqeve sipas listës së miratuar në Kuvendin Komunal të Rahovecit.
Sipas njoftimit për media nga kjo komunë, projekti është duke u realizuar nga Bashkimi Evropian në bashkëpunim me Agjencionin Kadastral dhe Komunën e Rahovecit, bartës për realizimin e këtij projekti është drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, drejtori kjo e cila ka caktuar edhe grupin e zyrtarëve nga kjo drejtori që do të bëjnë monitorimin e projektit deri në përfundimin e projektit , projekt ky i një rëndësie të madhe për gjithë banorët e Komunës së Rahovecit dhe me gjerë.
Fehmi Hoxha, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit ka theksuar se i tërë projekti për vendosjen e shtyllave dhe tabelave me emërtimin e rrugëve, shesheve, vendbanimeve dhe parqeve në Komunën e Rahovecit do të përfundoj sipas marrëveshjes me donatorin dhe planin dinamik të firmës e cila është kontraktuar nga zyra e Bashkimi Evropian në Kosovë.
Hoxha, thotë se ky projekt në radhë të parë është i rëndësishëm për banorët e Komunës së Rahovecit dhe me pastaj edhe për gjithë vizitorët të cilët vijnë në Komunën e Rahovecit. Me vendosjen e emërtimit të rrugëve, shesheve ,vendbanimeve dhe parqeve, të gjithë vizitorëve që do të vizitojnë Komunën e Rahovecit, do të kenë me lehtë që të orientohen në adresimin e duhur./Arbresh.info
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...