Ledri tregon momentin kur ka qarë si fëmijë (Video)

17:39 | 13 Nëntor 2016
M. A.

Reperi kosovar Ledri Vula ka treguar se di të jetë edhe i ndjeshëm.

Pavarësisht muzikës që bën, Ledri ka pranuar se ai ka pasur momente në jetën e tij kur edhe ka qarë.

Ai e ka zbuluar këtë gjatë emisionit të kësaj jave të “Thumb” nga Aulona dhe Fatma.

“Kur më vdiq gjyshi kam qarë si fëmijë. Nëse qan nuk bëhesh as më pak mashkull as më pak burrë”, ka thënë Ledri.

Shpërndaje në rrjete sociale