Sonte në emisionin “Komiteti Qendror” kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka folur për raportet e mundshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Rusinë, pas zgjedhjes së Donald Trumpit president i SHBA’së.
Ai ka thënë se deklaratat e Trumpit lidhur me bashkëpunimin me Putinin kanë pasur qëllime të fushatës, pasi që në shtetet veriore të Amerikës jetojnë shumë rusë, dhe kjo mund ta ndihmonte Trumpin që të votohej nga ky grup i njerëzve në SHBA.
Pacolli ka thënë se presidenti Barack Obama ishte një udhëheqës i urtë, dhe se temperamenti i Trumpit do të ketë shumë ndikim që ai t’i vendosë shumë gjëra në vend, përfshirë edhe raportet me Rusinë.
“Jam i bindur se nëse dikush do të marrë një shuplakë, do ta marrë nga Trump, dhe se Rusia do ta ketë shumë të vështirë me Amerikën e Trumpit”, ka thënë Pacolli në “Komiteti Qendror”.
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq
Mediumi turk: Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Vedat Mur...
Sa do të kushtojë nafta dhe benzina? Publikohen çmimet
Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën, Policia njofton...
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...
Barcelona avancon drejt marrëveshjes me Bastonin, pritet dri...