Investimin më i ri në Prishtinë i grupit të “American Hospital Albania” është vizituar nga Kongresmeni Amerikan Rohrabacher bashkë me Paul Behrends, Drejtor i Stafit të Nënkomitetit mbi Evropën dhe Euroazinë dhe ambasadorja së SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.
Vizita e tyre ishte për tu interesuar dhe shprehur mbështetjen për këtë projekt ambicioz si dhe impaktin që do të sjellë në zhvillimin e sistemit shëndetësor në Kosovë.
Ata u shprehen shumë të kënaqur me investimin e bërë dhe me ambientet e reja të Spitalit Amerikan.
Ky Spital bënë të ditur se stafi i tyre informoi vizitorët mbi detajet e këtij projekti, vlerën e investimit , të rejat që sjellë në mjekësinë e Kosovës dhe numrin e lartë të punësimit.
Spitali Amerikan në Shqipëri dhe Kosovë është një investim i Bedminster Capital Management Fund, një fond investimesh me qendër në Connecticut/USA pjesëmarrës të të cilit janë Zyra e Investimeve të Huaja të Qeverisë së SHBA (OPIC), Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe investitor të ndryshëm privat amerikan.
Investimet e fondit janë fokusuar në Evropën Juglindore në kompani me emër në Turqi, Rumani, Shqipëri, Bullgari, Serbi dhe Kosovë.
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi