Ushtria Çlirimtare Kombëtare ka mohuar që pjesëtarët e saj nuk janë dorëzuar ashtu siç kanë deklaruar organet shtetërore në Maqedoni.
Përmes një komunikate lëshuar nga UÇK, në emër të Shtegtarit të Lirisë thuhet se deklarimet se pjesëtarë të kësaj trupe janë dorëzuar janë mashtrime të shtetit sllavomaqedon.
Ja komunikata e plotë:
“Informatat që po qarkullojnë se djemtë tanë janë dorëzuar janë të pa sakta që vinë nga Qeveria Sllavo-maqedonase që po mundohen të fitojnë betejën me skanime të tillë. Djemtë tanë janë shumë të fuqishëm sa që nuk ka kush që do t’i ndal deri në realizimin e ëndrrës shekullore Shqipëri Etnike. Shtegtarët e Lirisë janë të fuqishëm s’ka kush që i dorëzon këta trima sepse aty gjinden një ushtri e fuqishme me djem besnik dhe me përvoja nga tri luftëra çlirimtare me emblemën e pa thyeshme UÇK që çdo betejë e kanë fituar si në 2001 edhe tani po e tregojnë fuqinë e tyre edhe me të përgatitur. Prandaj lufta vazhdon deri në qëllimin e përbashkët Ribashkimin e trojeve Shqiptare”.
Martens e kritikoi Osmanin me gjuhë të ashpër, i reagojnë ng...
Flick i lumtur me fitoren, por ka disa kritika për futbollis...
Ndryshimi i vazhdueshëm i çmimit të arit, ja sa kushton një ...
Një i burgosur gjendet i vdekur në qelinë e tij në Burgun e ...
Irani i gatshëm për bisedime bërthamore me SHBA-në, por vend...
Gjermania kërkon marrëveshje energjetike me Arabinë Saudite