Situata në Kumanovë është komentuar sot edhe nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili i është drejtuar Qeverisë së Maqedonisë, duke i thënë se duhet të bëjë transparencë mbi atë se çfarë ndodhi gjatë dy ditëve luftim në Kumanovë.
“Nuk është dhe aq e këndshme të flasësh për dezinfektim apo policim, sidomos me atë çka po ngjet me fqinjin tonë Maqedoni. Kështu që do të doja që në vend të policimit dhe dezinfektimit të flisnim për transparencë. Liria e shprehjes – liria e mendimit dhe liria për të marrë apo për të dhënë informacione ose ide, pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh kufijtë – është pjesë integrale e çdo shoqërie demokratike”, tha Bushati.
Këto deklarata ministri Bushati i bëri sot gjatë një konference për lirinë e medias, çështje për të cilën tha se nuk ka vend të lirë, nuk ka demokraci, pa pasur një garantim të gjerë të së drejtës për lirinë e shprehjes.
Ky takim u organizua sot me rastin e 20 vjetorit të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Këshillin e Evropës. Ndaj dhe Ministria e Punëve të Jashtme, në bashkëpunim me Zyrën Përfaqësuese të Këshillit të Evropës në Tiranë dhe shoqërinë civile, organizoi konferencën me titull “Liria e Shprehjes dhe Media”. Në të morën pjesë personalitete nga fusha e medias, si përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Shtypit, Dunja Mijatovic, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i UNESCO-s, Getachew Engida, etj.
Konferenca kishte për qëllim diskutimin e çështjeve që kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes dhe të drejta të tjera themelore, si e drejta e besimit dhe e fesë, roli dhe vlerat themelore të medias në shoqërinë pluraliste demokratike e kështu me radhë.
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...