Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe të pandërprera, lumi Mirusha ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje në disa pjesë të Malishevës.
Po ashtu edhe në vendbanimet tjera ka sasi të mëdha të ujit, pothuajse në të gjitha vendbanimet. Si rezultat i kësaj, të gjitha shkollat në Malishevë, sot janë mbyllur, ndërsa kjo ditë e humbur, do të zëvendësohet një ditë tjetër.
Rrugët Malishevë-Kijevë, Mirushë-Gurbardh, si dhe qendra e qytetit në Malishevë, janë të pakalueshme, ndërsa gjendja e rëndë është në aksin rrugor Malishevë-Autostradë-Duhël.
Gjendja e rënduar është edhe në liqenin Mirusha, pasi uji ka mbuluar edhe digën, ndërsa në disa vende, përkatësisht përgjatë rrjedhës së lumit Mirusha, është e rënduar. Në disa shkolla uji pothuajse ka hyrë në objekte.
Luten qytetarët të mos lëvizin pa nevojë, pasi gjendja në rrugë është e rënduar.
Të gjitha ekipet emergjente, janë në terren duke i ndihmuar qytetarët që kanë nevojë, si drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, njësia e zjarrfikësve dhe shpëtimit dhe Policia e Kosovës.
Kapën me bidonë nafte të vjedhur, tre të arrestuar në Prisht...
SHBA publikon pamje të anijes iraniane të sekuestruar
Kanosje ndaj stafit mjekësor në Podujevë, i dyshuari lirohet...
Tërmeti në Japoni, plagosen 6 persona, 2 në gjendje të rëndë
Minnesota e Atlanta barazojnë serinë, Cleveland shënon fitor...
Irani kërkon lirimin e anijes së mallrave dhe ekuipazhit të ...