Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka heqë dorë nga rroga e Qeverisë si zëvendëskryeministër i Kosovës. Përveç rrogës, ai nuk do të krijojë shpenzime të reja për blerjeje apo shfrytëzim të veturës së shtetit, pasi ai ka marrë përsipër që me mjete të veta do të paguaj shpenzimet e karburanteve.
Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, Kelmendi, i cili ka thënë se paga është e vogël në raport me kontributin që do të e japë për zhvillim ekonomik të vendit.
Vendimin për heqje dorë nga rroga dhe shpenzimet e veturës dhe veturën e ka dorëzuar sot tek kryeministri, Isa Mustafa.
“Shpenzimet e automjetit, automjeti dhe paga ime personale, prej këtyre kam heqë dorë. Paga ime është minore në raport me kontributin që mund ta japë”, tha Kelmendi.
Kelmendi, ditë më parë iu është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës, kështu duke u bërë zëvendëskryeministër ai është larguar nga posti i deputetit të pavarur, pozitë e fundit që kishte para se të emërohej zëvendëskryeministër. Në të kaluarën, ai ka qenë i angazhuar në dy parti, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partinë Demokratike të Kosovës./
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...