Ende nuk ka ndonjë raport zyrtar për konkluzionet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, i cili u mblodh dje nga presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov. Nga kabineti i kreut të shtetit njoftojnë se përveç se nuk ka konkluzione, nuk ekziston edhe afat i caktuar se deri kur duhet të publikohen ato.
Sidoqoftë, Ivanov dje pas takimit njoftoi se për këtë grup, siç e quan ai “terrorist”, në fillim të vitit janë njoftuar 17 shërbime nga vendet Evropiane, të NATO-s dhe regjionit.
“Për këtë grup, në fillim të vitit 2015 përmes formës me shkrim i kemi njoftuar 17 shërbime partnere të vendeve nga Evropa, NATO dhe regjioni. Mund të konstatoj se shkëmbimi i informatave me qëllim krijimin e kushteve preventive, nuk na dha rezultat. Dy ditëve të fundit, Maqedonisë i ndodhi ajo që unë konstatova në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara. Kryerësit e kësaj vepre dhe gjithë ata të përfshirë në këtë sulm terrorist, shtrenjtë do ta paguajnë atë që duan t’ia shkaktojnë Maqedonisë dhe qytetarëve të saj. Nuk dot lejojmë eskalimin e tensioneve, do të bëjmë gjithçka që duhet me qëllim që mos të vihet deri tek destabilizimi dhe prishja e marrëdhënieve ndër-etnike”, ka thënë Ivanov.
Ivanov sot priti në takim trupin diplomatik ndërkombëtarë, prej të cilëve ka kërkuar mbështetje të madhe dhe bashkëpunim me qëllim parandalimin e kërcënimeve të tilla.
Elita e basketbollit vjen sot me dy ndeshje interesante
Me lot në sy, Benita përqafon Bellën para ndarjes: Bebi jem,...
Kurti nderon Elfete e Mentor Humollin: Simbol i sakrificës d...
Gjiganti turk e kërkon Benzeman, por shokohet nga kërkesat f...
Itali, mbi 30 të plagosur në protestat kundër mbylljes së qe...
Tayna përfshin Presidenten Osmani në trend viral: Ne e vazhd...