Prindërit kërkojnë t’u hiqen fëmijëve detyrat e shtëpisë

18:42 | 2 Nëntor 2016
Arbresh.info

Për një kohë të gjatë, fëmijët në Spanjë janë ankuar rreth detyrave të shtëpisë, por tanimë ankesës së fëmijëve i janë bashkuar edhe prindërit.

Prindërit kanë vendosur që të hyjnë në grevë në mënyrë që të plotësohet kërkesa e fëmijëve nga institucionet shkollore, transmeton arbresh.info.

Kërkesa e prindërve nga Shoqata e Prindërve në Spanjë, rrjet që mbulon rreth 12 mijë shkolla shtetërore në mbarë vendin, kanë kërkuar plotësimin e objektivave ose greva do të vazhdojë për një javë.

Sipas liderit të kësaj shoqate, Jorge Luis Pazos, iniciative është marrë për shkak se ‘është gjetur se detyrat e shtëpisë janë të dëmshme për fëmijët’.

Sipas statistikave të fundit, në Spanjë, Rusi, Itali, Irlandë dhe Poloni, fëmijët shpenzojnë rreth 6 orë e gjysmë duke bërë detyrat e shtëpisë, por në Finlandë dhe në Korenë Jugore, të dy vendet me performancën më të mirë shkollore, fëmijët kalojnë më pak se 3 orë në javë me detyrat e shtëpisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale