Emma Morano me 27 nëntor mbushë 117 vite

21:02 | 31 Tetor 2016
Arbresh.info

Italiania Emma Morano, gruaja më e vjetër në botë, më 27 nëntor mbushë 117 vite.

Ajo tani ha vetëm dy vezë në ditë, ndërsa këtë ushqim filloi ta konsumojë kur ishte në moshën 20 vjeçare, kur e kuptoi se ka probleme me anemi.

“Unë ha dy vezë në ditë”, ka thënë Morano, e cila gëzon ende shëndet të mirë.

Mjekja Carlo Bava, e cila kujdeset për Emman që 27 vite, ka thënë se kur e ka taku për herë të parë atë, ajo hante vetëm tre vezë në ditë, dy në mëngjes, omëletë në mesditë dhe mish pule për darkë, kurse tani veç vezëve, han edhe biskota.

Besohet se Emma, deri më tani ka ngrënë 100.000 vezë gjatë 90 viteve.

 

Shpërndaje në rrjete sociale