Zëdhënësi i policisë së Maqedonisë, Ivo Kotevski, në konferencë për media ka deklaruar se aksioni policor në Kumanovë ka përfunduar dhe në vazhdim pritet të shkojnë në vendin e ngjarjes organet hetuese.
Sipas policisë, grupi është udhëhequr nga 5 persona kryesor, tre prej të cilëve janë dorëzuar. Në mesin e të dorëzuarve nuk bën pjesë Mirsad Ndrecaj – NATO, ndërsa të gjithë pjesëtarët e përfshirë në këtë konflikt kanë qenë pjesë e Brigadës 113 të Ushtrisë Clirimtare Kombëtare.
“Janë dorëzuar rreth 30 persona të tjerë, kurse në vendin e ngjarjes janë gjetur shumë armë. Duke pasur parasysh se gjatë kohë e kanë sulmuar policinë kanë pasur snajper, bomba dhe topa dore”.
“Në mesin e muajit maj kanë planifikuar të bëjnë aksione të ndryshme. Në momentin kur u vërtetua lokacioni i kemi sulmuar. Në fillim të muajit maj ata kanë hy. Nëse ka bashkëpunëtor të tjerë do të shihet. Operacioni në terren ka përfunduar, qytetarët të tregojnë edhe pak durim. Duhet të sigurohen provat materiale. Të merren trupat”.
“Është eliminuar një prej grupeve më të rrezikshme në Ballkan. Aksioni ka përfunduar”, tha Kotevski.
Banka Botërore parashikon rritje ekonomike prej 3.7 për qind...
Ulutash raporton në selinë e NATO-s për situatën e sigurisë ...
Ulutas i falënderon aleatët në NATO që po mbështesin sigurin...
Dellova vërshohet nga ofertat, pritet të largohet nga CSKA S...
Milanoviq i quan marrëzira deklarimet serbe se Kroacia, Shqi...
Aksioni kundër call center në Tiranë, Europol publikon detaj...