Alush Shala, asamblist i PDK-së në Asamblenë Komunale të Suharekës sot lexoi deklaratën rreth kthimit të serbëve në fshatin Mushtisht.
“Duke qenë se plakët janë të hapura, së pari të kthehen të zhdukurit, të ketë kerkim falje nga serbët, të vihen para drejtësisë personat e kriminuar, e pastaj të krijohet klima për kthim”, ka thënë ndër të tjera Shala, transmeton TherandaPost.
Asamblistët e Kuvendit Komunal të Suharekës kanë votuar unanimisht këtë deklaratë.
Kjo pikë nuk ka qenë pjesë rendit të ditës, por në fillim të takimit, asamblisti Shala nga PDK kërkoi fillimisht që të futet në rend të ditës, gjë që u bë.
Të kujtojmë se muajin gusht ka dështuar një kthim i përkohshëm i serbëve, që u pengua nga banorët e fshatit Mushtisht.

Babai i Rodrit flet për të ardhmen e yllit spanjoll mes thas...
Zelensky: Ukraina nuk po humb
Më pak orë pune, më shumë ditë pushimi: Holandezët punojnë 4...
Universiteti i Prishtinës shënon 56-vjetorin e themelimit
Votoi kundër rezolutës për Specialen, Geci: Shumë krenar për...
Në Speciale vazhdon seanca me deklaratat e mbrojtjes