Konflikti sirian, irakian, jemenas, libanez, madje edhe konflikti izraelito-palestinez kanë më shumë elemente që i bashkojnë sesa i ndajnë nga njëri-tjetri.
Të gjitha këto konflikte kanë një pikë të përbashkët: në thelb të tyre qëndron lindja e lëvizjeve të reja të milicisë të cilat sot për sot janë të vendosura në qendër të luftës civile.
Të gjitha këto konflikte qëndrojnë në thelb të një lufte, si në Alepo dhe në Mosul. Kemi të bëjmë me irakianë, sirianë, jemenas, palestinezë dhe libanezë ose shumëkombësh; në të njëjtën kohë kemi të bëjmë me shiitë, sunitë, të krishterë, druzë, kurdë, turkmenë ose arabë.
Përflitet për një luftë fetare që nuk gjendet në asnjë nga këto beteja, por më tepër mbi fenë luftohet në emër të Abu Bakr-it apo Husenit dhe luftohet në emër të pushtetit si një mjet gjeopolitik.
Kemi të bëjmë me milicinë, përcjell “Zeri.info”.

Grupe të armatosura, jozyrtare, që përbëhen ose dalin në pah në kohë të vështira, në momente lufte, në pjesën më të madhe këto grupe formohet në bazë të përkatësisë etnike dhe fetare. Lufta libaneze ka prodhuar me dhjetëra grupe milicie që kanë shërbyer si paradhoma të të gjitha konflikteve që po zhvillohen sot në rajonin e Lindjes së Mesme.
Lëvizjet e milicisë bëjnë ligjin në këto vende dhe në mënyrë paradoksale, pavarësisht dobësisë së tyre, ata janë zonat e luftës dhe kaosit të krijuar. Është e vërtetë që milicët Misrata në Libi, si edhe hudhit në Jemen apo YPG (Uniteti i Mbrojtjes së Popullit) në Siri dhe Sadrists në Irak i referohen vetëm rregullave të tyre.
Pavarësisht diferencave të shumta, këta milicë ndajnë të gjithë një itinerar të përbashkët: ata janë rezultati i një kaosi që përfundon duke trazuar ujërat, duke rindezur konflikte të vjetra për të mos u shuar më kurrë.
Krijimi i grupeve të milicisë është rezultat i një shteti të dobët, të shpërbërë, një shteti që qeverisë me dorë të hekurt. Të gjitha këto cilësi krijojnë fraktura për dhunë legjitime.
“Armiqtë e armiqve të mi”
Milicët luftojnë mes tyre dhe/ose formojnë aleanca në bazë të rrethanave apo interesave. Kurdët sirianë kanë marrë një mbështetje ajrore nga amerikanët për sa i përket sulmeve që ata nisën fillimisht kundër grupit terrorist ISIS; më pas ata morën një ndihmë tjetër të vyer nga rusët në momentin që vendosën të luftojnë forcat rebele siriane.
Në Mosul milicët Peshmerga koordinojnë sulmet e tyre me ushtrinë irakiane përpos të gjitha marrëdhënieve kontradiktore që kanë mes tyre mbi çështjet e Bagdadit dhe Erbilit.
Në Jemen, milicët hudhi bashkëpunojnë me ish-presidentin Saleh, ndërkohë që në kohën kur Saleh ishte në pushtet i ka kundërshtuar dhe dënuar disa herë. Dhe të mendosh që grupe të shumta që formojnë opozitën siriane janë të bashkuara në luftën kundër regjimit të Asadit, por njëkohësisht herë pas herë luftojnë edhe kundër njëri-tjetrit.
Në zemër të problemeve të Lindjes së Mesme ekzistojnë sot për sot tre lloj tipash milicie. Ato që lidhen direkt me një shtet të huaj, duke u bërë një instrument i destabilizimit shpesh herë në shërbim të një politike të jashtme në mënyrë të drejtë pa u menduar për vendin e tyre.

Ky është rasti i organizatës Badr në Irak, i quajtur ndryshe krahu i armatosur i Iranit, apo bllokada e milicëve të Irakut, Afganistanit apo Pakistanit, të cilët janë vendosur nga një front në tjetrin, nga Siria në Irak dhe anasjelltas, në varësi të prioritetit të kohës për Teheranit.
Kjo agjendë varet pjesërisht ose kryesisht nga burimet e jashtme, transmeton “Zeri.info”.
Ky është rasti i kurdëve sirianë, si shumica e grupeve brenda ushtrisë opozitare siriane, por edhe Huthi, Hamas apo Fajr Libia. Qëndrueshmëria e këtyre grupeve varet pjesërisht nga mbështetja që ata marrin nga një ose më shumë shtete të huaja.
Por kjo mbështetje nganjëherë i përgjigjet një vizioni afatshkurtër që krijon aleanca, që në thelb të tyre kanë më shumë rehatinë sesa aleancën strategjike. Ata që janë tërësisht ose pothuajse autonomë.
Ky është rasti Isisit. Këto grupe janë jashtë konflikteve rajonale, por i përdorin konfliktet rajonale në dobi të tyre. Të gjithë bien dakord se këto grupe milicie duhen shkatërruar, përsa i përket kategorisë së tretë e cila mbetet edhe më e rrezikshmja dhe më kontradiktorja.
Milicia tashmë është vënë në qendër të konflikteve të Lindjes së Mesmes.
Fakti kontradiktor, për sa u përket këtyre grupeve është se edhe zgjidhja e konflikteve rajonale në këtë zonë nuk është e mundur pa ndërhyrjen e këtyre milicëve.
Kosova në listën e vendeve të sigurta, Koçiu: Konfirmon kons...
Raportet me Epstein, ish-kryeministri i Norvegjisë akuzohet ...
Çeku i dorëzon detyrën Bogujevcit e Gashanit
Austria përshëndet formimin e Qeverisë së re: Tash Kosova mu...
Bruksel, Komisioni Evropian nën hetim për shitje të pasurive...
Artmotion në kulmin e sezonit – dy shtëpi, nominimet e fundi...