Edhe Kosova ka shënuar ditën ndërkombëtare të gruas, 8 marsin.
Datë kjo, që përfaqëson të gjitha femrat në botë.

Në çdo cep të rrugëve të Prishtinës mund t’i vërejmë lulet shumëngjyrëshe, të cilat i kanë dhënë një pamje tjetër kryeqytetit.
Pasi që lulet janë dhuratat kryesore në këtë ditë, edhe shitësit ambulantë kanë shpresuar se shitja e luleve do të ndikojë në fitimin e tyre, por një gjë e tillë si duket nuk ka ndodhur.
Duke marrë parasysh se kohëve të fundit ekonomia në Kosovë ka rënë dukshëm ku pos që vërehet nga emigrimet e fundit, një gjë e tillë është vërejtur edhe nga statistikat e shitjes, ku sivjet shitja e luleve ka shënuar rënie sipas shitësve në krahasim me vitet e kaluara.
E në shitjen e luleve, mund të ketë ndikuar edhe një ndër format më të shpeshta që njerëzit po përdorin të urojnë festën e gruas, ajo përmes rrjeteve sociale si facebook e instagram. Urime të tilla si “urime për mamin më të mirë në botë”, “ jam shumë me fat që të kam”, kanë vërshuar këto rrjete sociale.

Derisa, as moti me borë nuk ka ndikuar në disponimin e njerëzve për t’ju uruar më të dashurve të tyre.
Një i vrarë dhe disa të plagosur në një sulm vetëvrasës me b...
Konjufca për vdekjen e Nexhat Dacit: Humbje e madhe për botë...
Abdixhiku reagon pas vdekjes së Dacit: Veprimtaria e tij la ...
Haradinaj: Ndarja nga jeta e akademikut Daci është humbje e ...
Begaj: Shqipëria do të marrë komandën e batalionit shumëkomb...
Zelensky: Ukrainasit duan paqe, por jo me çdo kusht