Kryesia e Kuvendit ka filluar mbledhjen e jashtëzakonshme për të caktuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme ku do të diskutohet për dënimet e fundit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
Në mbledhje po marrin pjesë përfaqësuesit e të gjitha grupeve parlamentare në Kuvend përveç atyre nga Lista Serbe.
Në seancë sipas disa informatave pritet që të nxirret një rezolutë për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së.
Mbajtja e seancës është iniciuar nga deputetë të PDK-së. Para dy ditësh Gjykata e Apelit ua ka konfirmuar dënimet të akuzuarve në rastin “Drenica II” ku në mesin e të dënuarve është edhe deputeti Fadil Demaku, i cili dje ka dorëzuar mandatin e tij.
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca
Mbahet seanca ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanov...
Sonte Trepça-Peja, përballje e zjarrtë në gjysmëfinale të pl...
Ushtarët çekë, moldavë dhe italianë të KFOR-it patrullojnë n...
Rasti “Banjska”: Gjykata shpall nesër aktgjykimin nën masa t...