Abdixhiku: Nga zgjedhjet në Britani, Kosova mund të nxjerr katër mësime?

20:52 | 8 Maj 2015
M. A.

Analisti e ekonomisti, Lumir Abdixhiku, ka bindjen se nga zgjedhjet në Britani të Madhe, Kosova mund të nxjerr së paku katër mësime.

  1. Pas katër viteve reforma e politika të djathta, duke zvogëluar administratën publike, rolin e shtetit në ekonomi, duke ulur taksat e duke lejuar sektorin privat të bëj biznes (këtë asnjë nga partitë tona nuk e ka në rend programi), Konservatorët arrijnë të nxjerrin Britaninë nga recesioni, të krijojnë 1.6 milionë vende të reja pune në më pak se 5 vjet (nga 1.000 në ditë), e të ulin nivelin e papunësisë në vetëm 5.4%. Për këtë marrin mandatin e ri me mbi 50% të votave proporcionale.
  1. Propozimet e majta të Laburistëve (gjithsesi djathtë nga e majta tradicionale që e shohim këndej), për taksa më shumë, politika parazitore sociale, administratë publike të madhe e prezencë shteti në ekonomi – në kurriz të bizneseve, ndërmarrësve e njerëzve që krijojnë vende pune (politika që promovohen tek ne nga të gjitha partitë pa përjashtim) – nuk marrin pëlqim nga britanikët. Humbja e thellë ndërsa, nisë një diskutim nga figurat e respektueshme të partisë për rishikim të ideve fondamentale të partisë; pra për nevojën për të lëvizur më djathtë.
  1. Pas rënies në vota e pas humbjeve, liderët e tri partive japin dorëheqje të menjëhershme. Hapin rrugë për të tjerët.
  1. Para integrimit evropian vjen integriteti e identiteti nacional. Respektimi i vetes, i shtetit e i kombit, merr pëlqim gjithënacional; edhe atëherë kur përballë ke BE-në.

Shpërndaje në rrjete sociale