Partia më e madhe opozitare në Malin e Zi, i ofroi sot postin e kryeministrit një përfaqësuesi të pakicave etnike në një përpjekje për të përmbysur fitoren e kryeministrit në detyrë, Milo Gjukanoviç.
Fronti Demokrati (DF), pro-Rusisë dhe pro-Serbisë, një nga katër partitë e opozitës, të cilat së bashku tejkalojnë Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Gjukanoviçit në Parlamentin e ardhshëm, planifikon t’i ofrojë postin e kryeministrit një anëtari boshnjak të parlamentit.
Për shkak të tensioneve etnike, një boshnjak do ta ketë të vështirë të hyjë në një koalicion me një parti pro-serbe dhe, në këtë mënyrë DF-ja ka ofruar të mbështesë nga jashtë një qeveri anti-Gjukanoviç.
“Ne do të mbështesim atë qeveri, por nuk do të marrim pjesë. Ajo qeveri do të ketë detyrën për të përgatitur zgjedhje të reja, të drejta dhe demokratike, pas një kohe të caktuar”, tha Nebojsha Medojeviç i bllokut të DF-së për të përditshmen malazeze “Pobijeda”.
Sipas rezultateve zyrtare të përkohshme nga votimi i së dielës, DPS-ja ka 36 vende në parlamentin prej 81 vendesh.
Opozita e kombinuar ka 39 vende, DF-ja ka 18, koalicioni Kljuç (Çelsi) ka 9, Demokratët e Malit të Zi kanë 8 dhe socialdemokratët kanë 4.
Vendet e mbetura janë fituar nga minoritetet etnike, dy boshnjakë, një kroat dhe një shqiptar.
Dy vendet e fundit mbahen nga socialdemokratët e tjerë, të cilët do të jenë aleat me Gjukanoviçin.
Lista Serbe nuk do ta përkrahë Qeverinë e re të Kurtit
Abdixhiku: LDK-ja shpreh gatishmëri për bashkëpunim instituc...
Hamza para deputetëve: PDK do të jetë gardiane e Kushtetutës...
Kurti prezanton kabinetin qeveritar, këta janë emrat
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të ketë dyfishim të shtesav...
Kurti u del në mbrojtje krerëve të UÇK-së: Kërkesa për dënim...