Këshilltari i kryeministrit të Kosovës Besnik Berisha ka thënë se përfaqësuesit e subjekteve politike takohen edhe pa prezencën e medieve, kur flitet për çështje të rëndësishme aktuale në vend.
Duke komentuar thellimin e hendekut politik për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe përpjekjet e shoqërisë civile për t’i përafruar qëndrimet ndërmjet palëve, Berisha ka thënë se përpos këtyre takimeve për të cilat është në dijeni opinioni publik, ka edhe takime të cilat bëhen pa prezencën e medieve
“Ekzistojnë edhe takime pa dijeninë mediatike. Politikanët shpesh herë takohen dhe diskutojnë edhe për gjëra që nuk pajtohen”, ka thënë Berisha.
“Këtu përfshihen të gjitha subjektet politike parlamentare, pra edhe Vetëvendosje”.
Këto komente Berisha i ka bërë në Info Magazine të Klan Kosovës.
Berisha ka nënvizuar se ka përfaqësues të Vetëvendosjes të cilët nuk pajtohen me politikat e Albin Kurtit dhe lidershipit të subjektit më të madh opozitar.
“Ka përfaqësues politik të Vetëvendosjes të cilët mendojnë ndryshe nga Albin Kurti, dhe komunikimi me ta është në rregull, sikundër që ka edhe përfaqësues të LDK-së që janë më të afërt me opozitën që nga koha e bllokut”, ka thënë Berisha.
“Ky nuk është krim. Nëse ata janë kundërshtarë politik, kjo nuk do të thotë se janë armiq”, përfundoi ai.
Lista Serbe nuk do ta përkrahë Qeverinë e re të Kurtit
Abdixhiku: LDK-ja shpreh gatishmëri për bashkëpunim instituc...
Hamza para deputetëve: PDK do të jetë gardiane e Kushtetutës...
Kurti prezanton kabinetin qeveritar, këta janë emrat
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të ketë dyfishim të shtesav...
Kurti u del në mbrojtje krerëve të UÇK-së: Kërkesa për dënim...