Prishtina zyrtare ka vendosur të ndërpres negociatat e planifikuara paraprake rreth Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.
Kështu ka thënë drejtori i ashtuquajturës Zyre për Kosovën në kuadër të qeverisës serbe, Marko Gjuriq, i cili ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për ndërprerjen e njëanshme të dialogut.
“Dua t’iu informoj se Prishtina zyrtare ka vendosur që mos të vazhdohet dialogu rreth krijimit të Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë”, ka thënë Gjutiq.
Ai me tej ka shtuar se Prishtina ka shkelur edhe Marrëveshjen e arritur më parë në Bruksel.
“Është dashur që ditën e martë të vazhdojnë dialogun me temën e vizatimit se si do të duket ky Asociacion, por kjo është anuluar në mënyrë të njëanshme nga Prishtina zyrtare, e cila pa ndonjë shpjegim ka anuluar pjesëmarrjen në dialog. Kjo duket se ka ardhur pas problemeve të brendshme që ka me politikën e saj, Kosova. Kur do të vazhdon dialogu, ende nuk kemi informacion”, ka thënë Gjuriq gjatë një konference për shtyp.
Kujtojmë se Bashkimin Evropian kohët e fundit ka shtuar zërat se Kosova dhe Serbia duhet që përmes dialogut të arrijnë një paqe të përhershme.
Osmani viziton Teqen e Shejh Eminit në Gjakovë: Besimi nuk ë...
13 ndeshje pezullim për portierin që e grushtoi futbollistin...
Mbreti Charles i dhuron Presidentit Trump këmbanën origjinal...
Të miturit në burgun e Lipjanit forcojnë njohuritë teknike
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e anijeve luftarake në...
Ulutas vizitë në Bruksel, Shekerinska: NATO e përkushtuar pë...