Deputetët e Kuvendit edhe pse debatuan disa orë rreth gjendjes së arsimit në Luginën e Preshevës, në fund nuk i kanë miratuar rekomandimet e propozuara nga inicuesi i debatit, deputeti Nait Hasani, pasi nuk pati kuorum për vendimmarrje.
Nga 63 deputetë sa ishin në sallë, 51 votuan për, ndërsa vetëm një abstenoi, çka bëri që rekomandimet të mos kalojnë.
Gjatë diskutimit deputetët thanë se nuk është bërë asnjë në përmirësimin e kushteve të arsimit në Luginën e Preshevës, madje asnjëherë nuk është shtruar as në dialogun që është zhvilluar mes Kosovës dhe Serbisë.
Iniciuesi i këtij debati, deputeti i PDK-së Nait Hasani, tha se gjatë një vizite që i kanë bërë Luginës së Preshevës, kanë mësuar se arsimi atje është në gjendje të rënd, për faktin se shteti serb ende nuk është liruar nga mentaliteti i regjimit të Millosheviqit në shtypjen dhe asimilimin e shqiptarëve në atë rajon.
Deputeti Hasani shtoi me tutje se qytetarët e Luginës nuk kanë nevojë vetëm për libra, por kanë nevojë edhe për ndihmën e Kosovës dhe të Shqipërisë.
Ndërsa, deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë duhet të krijojnë një fond për bursa për studentë nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci dhe sistemi arsimor ta ndihmojnë atje me kuadro dhe ekspertë nga Kosova, por edhe nga Shqipëria.
Po ashtu, Kurti tha se Qeveria duhet t’i ndihmojë shqiptarët atje për një gazetë ditore dhe t’i kenë disa orë program në gjuhën shqipe për shqiptarët e Kosovës Lindore.
Ai tha së Serbia duhet të kushtetohet me ndryshimin e programit arsimor në gjuhën shqipe, duke siguruar hapësirë të mjaftueshme për historinë, letërsinë, kulturën dhe muzikën shqiptare./Arbresh.info/
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...
Ambasada e ShBA-së: Synojmë të punojmë me qeverinë e re për ...
Rama në Bruksel, takohet me Përfaqësuesen e Lartë për Politi...
Kështu po duket ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër
Murati: Me qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat leho...
Tragjike në Vjenë/ Torturohet për orë të tëra dhe digjet në ...