Një ndër temat më të përfolura përgjatë këtyre ditëve ishte mundësia e shkrirjes së tri ministrive të Qeverisë së Kosovës. Ministria për Integrime Evropiane, Ministria e Diasporës dhe Ministria për Dialog në të cilën udhëheqëse është Edita Tahiri.
Kjo ministri gjithashtu ka qenë një ndër më të përfolura dhe me të komentuara gjatë ditëve të fundit për të gjitha zhvillimet në vend në thekst të vecant, bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Disa prej deputetëve nga subjektet opozitare i kanë parashtruar disa kërkesa Tahirit për pezullimi i bisedimeve të cilat, sipas tyre, nuk po rezultojnë me implementim të marrëveshjeve nga ana e Serbisë.
Kurse, ministrja Edita Tahiri në një prononcim për Indeksonline, është treguar shumë e drejtpërdrejtë sa i përket kësaj teme duke theksuar se nuk është në dijeni për këtë çështje.
“Nuk kam njoftime zyrtare për këto procese, në momentin që do ti kem do ti bëjë publike edhe qëndrimet e mija dhe të partisë Alternativa Demokratike e Kosovës”, ka thënë Tahiri.
Sipas të gjitha gjasave këto ministri do të shkrihen kështu duke iu bashkuar ndonjë dikasteri brenda institucioneve të vendit. Ndërsa dy vite më parë në një analizë të Institutit GAP është theksuar kërkesa që numri i ministrive të bije nga 19 në 13 ministri.
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë