Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin për Investime dhe Tregti Kosovë – Turqi, zhvilloi një takim bilateral me ministrin e Ekonomisë së Turqisë, Nihat Zeybekci.
Në një njoftim për media u bë e ditur se ministrja Bajrami, në këtë takim u shoqërua nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Emanuel Demaj dhe ambasadori i Kosovës në Turqi, Avni Spahiu.
Ministrat Bajrami dhe Zeybekci biseduan rreth rritjes së bashkëpunimit në mes së Kosovës dhe Turqisë.
Ministrja Bajrami e informoi homologun e saj për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për përmirësimin e ambientit të biznesit në vend.
Ministrja po ashtu informoi për miratimin e Ligjit për Investime Strategjike dhe për rëndësinë që ka ky ligj dhe sigurinë që ai ofron për investitorët.
Ministrja Bajrami shprehu interesimin e saj dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik me Turqinë dhe e informoi ministrin Zeybekci për potencialin që ka Kosova për investime.
Në anën tjetër, ministri Zeybekci, ofroi përkrahjen e tij dhe të Qeverisë së Turqisë për promovimin e Republikës së Kosovës në Turqi përmes forumeve dhe panaireve të ndryshme.
Ministrat Bajrami dhe Zeybekci diskutuan rreth mundësisë së nënshkrimit të një memorandumi të mirëkuptimit për përkrahjen e promovimit të Kosovës nga ana e Turqisë, dhe mundësisë së krijimit të Odës Ekonomike Turke në Kosovë. /Arbresh.info
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë