Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e radhës nën kryesimin e z. Petrit Gashi, ku u diskutuan çështje të shumta të përcaktuara me Rendin e Ditës dhe u morën vendime të rëndësishme në lidhje me administrimin e ndërmarrjeve shoqërore në vend.
Menaxhmenti i Agjencisë raportoi para Bordit për aktivitetet e fundit të AKP-së për periudhën 1 shtator – 30 shtator 2016 dhe për proceset e planifikuara në të ardhmen.
Bordi diskutoi raportin mujor të punës për gjendjen në Trepçë. Në këtë mbledhje Bordi shqyrtoi propozimin për ofrim për shitje përmes procedurave të tenderimit të 12,000 tonëve të mbetjeve të pluhurit të plumbit (Pb) sipas kërkesës nga Trepça Veri shitjet e së cilës do të kishin ndikim jo vetëm financiar por edhe në përmirësimin dhe mbrojtjen e ambientit.
Poashtu Bordi diskutoi dhe aprovoi propozimin sipas kërkesë së Trepçës Jug për lejimin e shitjes së koncentrateve të plumbit dhe zinkut në këtë ndërmarrje për vitin e ardhshëm 2017.
Bordi gjithashtu konfirmoi vendimin emergjent të Kryesuesit dhe Zëvendës kryesuesit për anulimin e kontratës për këmbim prone me komunën e Deçanit për arsye të ndërtimit të shkollës dhe morri vendim që të kërkoj nga Ministria e Administratës dhe Pushteti Lokal (MAPH) shqyrtimin e interesit publik të j kërkesës për ndërtim të objektit banesor.
Një ndër vendimet e rëndësishme që mori Bordi i Drejtorëve gjatë kësaj mbledhje ishte aprovimi i Shitjeve të Aseteve në Likuidim nr. 27, për çka Menaxhmenti dhe Bordi i Agjencisë kanë bërë përgatitje për kompletimin e dokumentacionit të nevojshëm.
Agjencia ka bërë ndryshime në Politikat Operative dhe ka miratuar Procedurat e shitjes Rregullat e Përgjithshme të Tenderit, gjithnjë me qëllim të përmirësimit të procesit të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe aseteve të tyre dhe lehtësimit të pjesëmarrjes së investitorëve dhe tërheqjes së numrit sa më të madh në tenderët që pritet të zhvillohen. Vala e re e shitjes së aseteve në likuidim nr. 27 do të përmbaj gjithësej 54 asete nga rajone të ndryshme të Republikës së Kosovës, ndërsa shpallja e tenderit do të bëhet me datë 24 nëntor, përderisa ceremonia e dorëzimit dhe hapjes së ofertave do të mbahet një muaj më vonë, me datë 4 dhjetor.
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë