Sektori i hetimeve të stacionit policor në Gjakovë, në bashkëpunim të ngushtë me sektorin rajonal për hetime, pas një pune intensive operativo-hetimore kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë tre persona të dyshuar për ‘grabitje’.
Në një njoftim për media thuhet se personat e arrestuar dyshohet se me datën 2 tetor, në orën 23:30 në rrugën “Anton Çeta” në Gjakovë ia kanë grabitur viktimës femër çantën e krahut në të cilën kishte të holla në vlerë 12 mijë euro.
Policia bën të ditur se personat e dyshuar janë: M.D (1981), N.P (1966), M.D (1983).
“Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë shoqëruar për në stacion policor dhe gjatë intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës kanë pranuar veprën. Lidhur me arrestimin e tyre është njoftuar prokurori i çështjes me urdhër të të cilit tre personat e dyshuar janë mbajtur në ndalim policor, ndaj tyre është ushtruar kallëzimi penal policor, e më pas u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh”, thuhet në njoftim të Policisë.
Maqedonci: Takimi i gjeneralëve të Kosovës, Shqipërisë dhe K...
Naim Murseli: Ditën kur më kanë arrestuar, policia më ka rra...
Një ditë pas lirimit me kusht nga Haga, Haradinaj viziton Fa...
“Mashtroi ndërkombëtaret?” – Avokatja: Si është e mundur Tha...
Ministri serb e quan provokim aleancën ushtarake Kosovë-Kroa...
Mbahet takimi trepalësh Shqipëri-Kosovë-Kroaci, FSK: U konfi...