Arrestimi i komandantit të Policisë Rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaqi, javë më parë nga autoritetet serbe ka nxitur drejtuesit e Policisë së Kosovës që të marrin masa për t’ua ndaluar pjesëtarëve të vet lëvizjen nëpër territorin e shtetit fqinj.
Udhëtimet në Serbi, sipas Policisë së Kosovës, rezultojnë të jenë jo të sigurta dhe me pasoja të paparashikueshme për pjesëtarët policorë. Derisa ekspertët e sigurisë e vlerësojnë këtë vendim si të domosdoshëm për ta ruajtur dinjitetin e Policisë, opozita mendon se ky sugjerim ka ardhur pas dështimit të proceseve negociuese.
Daut Haradinaj, anëtar i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, thotë se duhet pasur kujdes, siç thotë ai, në terrenet jomiqësore. “Nuk është rasti i parë që na arrestohet polici. Nuk do të thosha që duhet t’i ndalojmë, por duhet të kenë një konsideratë, sepse nuk është rasti i parë, kemi edhe raste të tjera që kanë arrestuar policë. Institucionet e sigurisë duhet ta kenë parasysh që në terrenet jomiqësore të kenë kujdes”, ka deklaruar Haradinaj.
Ndërsa zëdhënësi i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Frashër Krasniqi, vlerëson veprimet e Policisë si dështim të negociatave me Serbinë. “Ne nuk mund të presim zemërgjerësi e mëshirë nga një shtet që e udhëheqin çetnikët, fashistët e shovinistët. S’mund të presim që Serbia ta marrë seriozisht një Qeveri joserioze, siç është kjo jona. Serbinë e ndryshon kushtëzimi i saj. Këtë nuk e bën një Qeveri servile e kaq shumë e nënshtruar si kjo, apo edhe si të mëhershmet”, ka thënë ai./Zeri/
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...
Haxhiu: Në jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes, fjala shqipe gj...
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër