Oficerët doganorë duhet të kenë kushte më të mira për punë dhe siguri më të madhe.
Kështu ka deklaruar ministri i Financave, Avdullah Hoti, i cili së bashku me u.d e drejtorit të përgjithshëm të Doganës, Fahri Gashi vizituan objektin e vjetër ku ndodhen Zyrat e Doganës së Kosovës, për të parë për së afërmi kushtet në të cilat punojnë Oficerët doganorë.
Në një njoftim për media thuhet se Hoti pa nga afër kushtet ku janë të vendosur 140 oficerë doganorë dhe tatimorë, për të cilat tha se janë të papërshtatshme për punë.
Me këtë rast, ai u ofrojë përkrahjen për zgjidhjen sa më të shpejtë të kësaj çështje dhe krijimin e kushteve më të mira për oficerët doganorë, duke pasur parasysh se Dogana jo vetëm që është grumbulluesi më i madh i të hyrave buxhetore në Buxhetin e Kosovës, por është edhe pasqyra e shtetit.
Ai gjithashtu u shpreh se përveç kushteve të punës, rëndësi e veçantë duhet t’i kushtohet edhe sigurisë së doganierëve.
Sulmi me armë në shkollën kanadeze/ Begaj: Dënojmë aktet e d...
Lirohet nga arresti mësimdhënësi që ushtroi dhunë ndaj nxënë...
Zyrtare/ Valon Berisha transferohet tek Zurich
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me e...
De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada