Vuçiq: Dialogu me Prishtinën do të vazhdojë, edhe pse duket se ka një fund të keq

10:30 | 13 Tetor 2016
M. A.

Takimi  ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiq ende është duke vazhduar.

Në fjalën e tij Vuçiq ka diskutuar edhe për marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

“Duke folur për marëdhëniet tona me Prishtinë kam disa argumente,mund të them se pala kosovare është fajtore por s’do ta them atë, konkluzioni im është se ne do vazhdojmë dialogun në mënyrë pasiononte sepse është një nga parakushtet për zhvillimin ekonomik, për standardet më të mira për popullin serb dhe për marëdhinet Serbi- Shqipëri”, ka thënë Vuçiq, transmeton Indeksonline.

Ai ka theksuar se vullnetin e mirë në Ballkanin perëndimorë do të jetë shumë më e lehtë për të zgjidhur në të ardhmen.

“Pas kësaj që do ta them ka shumë njerëz në Serbi që nuk e kuptojnë këtë do të thonë që Vuçiq është një mik i shqiptarëve, nuk do të jetë e lehtë ne po flasim me liderit shqiptar, nuk do të ndalojmë procesin e dialogut edhe pse duket se ka një fund të keq, un mendoj se duhet të gjejmë më shumë kompromise në  të kundërtën do të bllokohemi”, ka thënë ai.

Tutje Vuçiq ka shtuar se do të investojnë më shumë kohë më shumë energji edhe pse do të jetë më e vështirë, sepse atmosfera ka ndryshuar komplet dhe është shumë e vështir jo vetëm për palën serbe por edhe për palën kosovare.

Shpërndaje në rrjete sociale