Behgjet Pacolli në Zona B, përballë analistëve Dardan Gashi dhe Ilir Mirena, ka thënë se ai nuk është bërë pjesë e opozitës sepse beson se dy kauzat për të cilat proteston ajo do të implementohen me patjetër, pasi janë rrjedhojë e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Ai ka deklaruar se nga të gjitha partitë e skenës politike, vec AKR-së, është AAK-ja që është më shtetndërtuese – gjë të cilën e ka treguar në shumë raste, njofton Klan Kosova.
“Nëse kërkoni nga unë që të jem agresiv edhe ndaj institucioneve, unë nuk jam ai. Kam qenë gjithmonë ai që jashtë Kosovës kam treguar imazhin kosovar. Edhe sa kam qenë në opozitë kam lobuar për të sjellur njohje. Unë për Kosovën jashtë do të punoj sikur të jetë gjithçka në rregull brenda. Ndërsa këtu do të mundohem ta vendos vendin në binarë. Unë me AAK-në nuk kam marrëdhënie as të keqe, as të mirë. Por gjatë gjithë kësaj periudhe ka qenë më reale në shtetndërtim. Në takimet që kemi pasur për të ardhmen e vendit Ramush Haradinaj ka qenë shumë konstruktiv. Dokumenti për Asocioacionin e komunave serbe është ndërkombëtar dhe është gati e pamundur të mos implementohet. Unë nuk jam pjesë e opozitës agresive sepse ato dy pika për të cilat proteston do të implementohen”. /klankosova.tv
Dyshime për manipulim votash në Klinë, Prokuroria nis veprim...
Roberto De Zerbi dhe Olimpique Marseille ndajnë rrugët
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...