Komisioneri për Politikat Europiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, i është përgjigjur Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, pasi kishte ngritur shqetësimet lidhur me shkeljet e të drejtave të gazetarëve për ushtrimin e lirë dhe të pavarur të profesionit si dhe lirinë e organizimit sindikal në Transmetuesin Publik të Kosovës (RTK).
Hahn ka dërguar një letër lidhur me këtë çështje, të cilën mund ta lexoni më poshtë:
“Të nderuar anëtarë të Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës,
Ju faleminderit për letrën tuaj, ku ju ndani me ne shqetësimet tuaja në menaxhimin e transmetuesit publik. Ne konstatojmë akuzat serioze lidhur me shkeljen e të drejtave të kolegëve tuaj në lidhje me të drejtat e sindikatave dhe lirinë për të ushtruar në mënyrë të pavarur profesionin tuaj.
Siç jeni në dijeni, Bashkimi Evropian i kushton rëndësi të madhe lirisë së shprehjes dhe të medieve. Komisioni Evropian gjithashtu mbështet dialogun social dhe organizimin e punëtorëve në sindikata për të siguruar që të respektohen të drejtat e punëtorëve.
Çështjet përreth transmetuesit publik në Kosovë janë paraqitur rregullisht në Raportin Vjetor të Progresit për Kosovën të Komisionit Evropian. Ne konstatojmë se ju i keni ngritur këto çështje me autoritetet dhe ne ju inkurajojmë që të vazhdoni t`i ndiqni përmes kanaleve të duhura ligjore në Kosovë. Më lejoni t’ju siguroj se ne do të vazhdojmë t`i ndjekim këto çështje nga afër dhe me interes.
Sinqerisht Juaji”
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...
Ambasada e ShBA-së: Synojmë të punojmë me qeverinë e re për ...
Rama në Bruksel, takohet me Përfaqësuesen e Lartë për Politi...
Kështu po duket ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër
Murati: Me qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat leho...
Tragjike në Vjenë/ Torturohet për orë të tëra dhe digjet në ...