Kompania kosovare-gjermane “N.T.SH. EKOINVEST”, i ka dërguar një letër të gjitha institucioneve më të larta në vend.
Kompania “EKOINVEST”, përmes një letre i ka vënë në dijeni kryeministrin, kryeparlamentarit dhe krerë të tjerë shtetëror për shkeljet gjatë procesit të një tenderi të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK). Kjo e fundit sipas pretendimeve të “EKOINVEST” ka bërë shkelje ligjore duke e shpërblyer me tender një kompani që është në konsorcium me kompaninë boshnjake “ELCOM” dhe “ALTA AS”, me çmim prej 19 397 919.03 euro.
Ata kanë treguar njëkohësisht se janë ankuar edhe tek Organi Shqyrtues i Prokurorimit Publik (OSHP) përmes një letre prej 181 faqesh.
Më poshtë, po e publikojmë të plotë letrën e bërë publike edhe për media nga “EKOINVEST”, të cilën e kanë pranuar tashmë edhe krerët më të lartë të shtetit është letra me dosjen të cilën kompania kosovare -gjermane u ka dërguar institucioneve më të larta në vend.
“Duke e parë vullnetin tuaj të shprehur në media dhe duke dëshiruar që të kontribuojmë në luftimin e korrupsionit të mundshëm dhe përkrahjen që më në fund edhe kompanitë gjermane të mund të fillojnë punën në Kosovë, dëshirojmë të ju njoftojmë me një rast i cili është duke u zhvilluar në lidhje me një tender në KEK. Korporata Energjetike e Kosovës, (KEK-u) me datë 06.04.2016 ka shpallur tender për “Riparimin e shiritave magjistralë në drejtim të TC Kosova B” në vlerë të parashikuar të kontratës deri në 30 milion euro. Pas ofertimit të 5 kompanive, prej tyre 2 kompani Gjermane (Thyssen Krupp dhe TAKRAF GMBH), një konsorciumi Gjermano-Kosovar FAM dhe EKOINVEST, një polake FAMUR FAMAK dhe një kompani Boshnjake-Çeke (Siç e dini Republika e Bosnjës nuk e njeh Republikën e Kosovës) KEK-u me datë 05.08.2016 rekomandon për kontratë konsorciumin e kompanive Boshnjake ELCOM dhe ALTA AS, me çmim prej 19 397 919.03 eur o.
Ndërsa kompanitë Gjermane kanë ofertuar me çmime si në vijim: Thyssen Krupp, 28 945 231.00 EURO (Gjermane), Takraf 24 777 408.61 EURO (Gjermane), Famur Famak FEKI 25 350 336.88 EURO (Polake-Kosovare), dhe FAM & Ekoinvest 22 350 587.00 EURO (Gjermano-Kosovare).
Nga kjo rezulton se kompanitë Gjermane të cilat janë të specializuara në këtë fushë kanë ofertuar me çmime reale të tregut, dhe brenda planifikimit buxhetor të KEK-ut. Mirëpo për fat të keq ato eliminohen nga ky aktivitet i prokurimit me pretekst se të njëjtat nuk kanë ofruar oferta të përgjegjshme. Kurse ne konsorciumi Gjermano-Kosovar FAM&Ekoinvest, shpallemi si kompani e përgjegjshme por e pa suksesshme (çmimi më i lartë). Pas një analize të bërë nga ana e konsorciumit tonë Gjermano-Kosovarë, ne kemi vërejtur shkelje të rënda në vlerësimin e tenderit nga ana e komisionit vlerësues të Autoritetit Kontraktues KEK. Ekspertët Gjerman pas shqimit dhe analizës së ofertës së OE ELCOM & ALTA AS, të njëjtit kanë konstatuar se janë bërë 16 shkelje dhe se kjo ofertë është e papërgjegjshme ngase nuk plotëson as minimumin e kërkesave të dosjes së tenderit”, thuhet në letrën e kompanisë gjermane të drejtuar institucioneve më të larta në vend.
Me pas kompania gjermane , thekson se komisioni vlerësues në mënyrë të kundërligjshme dhe atë në kundërshtim me dispozitat e Ligjit të prokurimit Publik, ka rekomanduar për shpërblim me kontratë ofertën e konsorciumit Boshnjak ELCOM & ALTA SA. “Të gjitha shkeljet e bëra nga ana e këtij konsorciumi të rekomanduar për kontratë, nga Autoriteti Kontraktues, fillimisht, nga ana jonë iu janë dërguar KEK-ut dhe pas injorimit nga ana e tyre, kemi vazhduar me ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP). Pas kësaj, OSHP cakton nj- ekspert të jashtëm dhe pas një ekspertize të detajuar nga ana e tij, Eksperti i vërteton të 16 shkeljet e pretenduara nga ana jonë. Përkundër kësaj dhe habinë e të gjithëve, në fund ai i rekomandon panelit shqyrtues që KEK-u të vazhdoj tutje me këtë aktivitet të prokurimit. Kjo ishte jo vetëm shqetësuese nga ana e jonë por edhe tmerruese, sidomos për partnerin tonë Gjerman, thuhet në këtë reagim të kompanisë gjermane. Po ashtu në këtë letër kompania gjermane tregon se si në seancën dëgjimore kanë prezantuar shkeljet ligjore që janë bërë në këtë proces tenderues.
“Pas këtij, ne kemi vazhduar duke e kundërshtuar këtë “vlerësim” nga ana e ekspertit dhe duke kërkuar një seancë dëgjimore cila është mbajtur me datë 05.10.2016. Në këtë seancë, ku kanë qenë të pranishëm mediat dhe përfaqësuesit e ambasadës gjermane, në i kemi argumentuar edhe njëherë të gjitha këto shkelje, te cilat nga ana e avokatit të kompanisë sonë janë cilësuar si tentim të një “vjedhje industriale” dhe kemi kërkuar që të anulohet vendimi i autoritetit kontraktues për dhënie të kontratës dhe lënda të kthehet në ri-vlerësim. Më vjedhje industriale nënkuptohet kur një kompani ofron produkte të mangëta në sasi dhe cilësi me qellim që oferta të del me kosto dhe çmim më të ultë, siç ka ndodhur në rastin konkret”.
Në fund thuhet arsyeja e dërgimit të kësaj letre është që të i vejmë në dijeni për këto shkelje ligjore të bëra nga ana e Autoritetit Kontraktues KEK dhe të legjitimuara nga ana e “ekspertit” të jashtëm të OSHP-së dhe të cilat do ta dëmtojnë në masë të madhe KEK-un, si dhe buxhetin e konsoliduar të shtetit të Kosovës, sepse kompania e rekomanduar për kontratë nuk do të ketë mundësi në asnjë mënyrë të realizojë projektin për shkak se e njëjta kompani nuk i plotëson as kërkesat minimale të kërkuara në dosje të tenderit. Në rast se OSHP konfirmon vendimin e AK KEK, atëherë kompanive gjermane do të ju jepet një goditje e rëndë dhe në të njëjtën kohë do të ishte një mesazh jo i mirë për investitorët tjerë – kompanitë gjermane në Republikën e Kosovës.
Si të veproni gjatë tërmetit? Autoritetet dalin me rekomandi...
Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Kanada, 9 të vdek...
Gjykimi në Hagë, sot deklaratën përmbyllëse e bënë mbrojtja ...
Kuvendi mblidhet sot për konstituimin e legjislaturës së dhj...
Moti të mërkurën: Vranësira të shpeshta dhe reshje lokale sh...
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...