Celine Dion: Im shoq ka qenë i vetmi që kam puthur!

07:12 | 12 Tetor 2016
Arbresh.info

Nëntë muaj pas vdekjes së të shoqit, këngëtarja Celine Dion, ka kujtuar dashurinë e tyre të bukur: “Ka qenë shoku i jetës sime, i vetmi që kam puthur”. Takimi i parë mes tyre ka qenë kur Dion ishte vetëm 12 vjeç: “Kur e kam parë për herë të parë kam menduar se ishte shumë I bukur dhe se ndryshe nga të tjerët, nuk më trajtonte si fëmijë”…ka kujtuar këngëtarja

“Përpara se të na linte, ishte e vështirë, për të githë ne. Për mua dhe fëmijët ishte e padurueshme të shihnim njeriun tonë të dashur, të largohej nga pak, ditë pas dite, nga jeta jonë. Kur na la, në një mënyrë, për mua ishte edhe çlirim. Burri që dua, i vetmi që kam puthur- po, nuk kam puthur askënd tjetër- burri që diti të ishte shoku im më i mirë dhe me të cilin kisha qenë aq e lidhur, më në fund, nuk po vuante më! I thash vetes ‘Ok, ai nuk merton të vuaj më gjatë!”…
Pyetjes nëse do të jetë në gjendje të dojë një tjetër, ylli I muzikës i është përgjigjur prerë: “Oh, ende jo! E dua, vazhdoj ta dua! Jam ende kaq e dashuruar pas tij! Pastaj, kam dashurinë e fëmijëve, të fansave, nuk ndiej të më mungojë dashuria!”
Celine Dion është dashuruar me të shoqin ca vite pasi e kishte takuar për herë të parë! Marrëdhënia e tyre profesionale u kthye shpejt në dashuri, kur ajo ishte vetëm 19 vjeç ndërsa martesa erdhi në vitin 1994 dhe të dy jetuan për 21 vite!

Shpërndaje në rrjete sociale