Punëtorët e Administratës së Universitetit po shpresojnë që nesër do të marrin lajme pozitive nga Këshilli Drejtues i Universitetit, për sa i përket aprovimit të kontratës kolektive.
Në të kundërtën ata paralajmërojnë se nuk do të ketë ndalje të grevës.
Këshilli drejtues i cili sot në orën 16:00 ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm me të vetmin rend të ditës, nënshkrimi i kontratës kolektive për punëtorët e administratës së Universitetit, pritet që nesër këtyre të fundit të ua kumtoj për vendimet e marra në këtë takim.
Bardh Bardhi, kryetar i Sindikatës së Universitetit dhe Shkencës së Kosovës (SUSHK), tha për KosovaPress se ata nga një takim të mbajtur dje me rektorin Ramadan Zejnullahun dhe sekretarin e Përgjithshëm të Universitetit, Esat Kelmendit, kanë marrë premtime të mëdha se kërkesa për aprovimin e kontratës kolektive dhe shkrirja e stimulimit në pagën bazë do të realizohen.
Nëse, merret vendimi sot që këto dy pika të realizohen, atëherë greva do të pezullohet deri në realizimin e tyre. Dhe nëse ato edhe pas vendimeve nuk realizohen, sipas Bardhit, greva do të riaktivizohet përsëri.
Paga bazë e një punëtori të administrate është 277 euro, që deri në vitin e kaluar ka qenë vetëm 222 euro. Këto paga për këta punëtorë janë mjaftë të vogla dhe nuk i plotësojnë nevojat e tyre elementare.
Muharrem Berisha, i cili punon në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, thotë se atyre i është bërë e padrejtë që nuk bërë shkrirja e stimulimit në pagën bazë kur i është bërë edhe profesorëve. Sipas tij, kjo gjë atyre ju takon me ligj.
Nesër, Këshilli Drejtues dhe SUSHK-u do të mbajnë takim për të biseduar me vendimet e dala nga mbledhja e sotme. Dhe pastaj, SUSHK, do të dalë edhe me një komunikatë për medie dhe do të kumtojë vazhdimin ose mos vazhdimin e grevës, varësisht nga lajmi që do të marrin nga KD-ja./Arbresh.info/
“Je ëndrra e çdo vajze”, media greke shkruan për politikanin...
Rrëzohet aeroplani në aeroportin e Australisë, dy të vdekur
Vrasja e shqiptarit në Greqi, 44-vjeçari u gjet me plumb në ...
Mbetje mortore në Krushë të Vogël, Komisioni për Persona të ...
Në një foto me mitraloz dhe bomba, Trump mesazh Iranit: Regj...
Deklarata e fortë e Vuçiq: Më thonë se mamaja ime ka tradhët...