Përfaqësues të shoqërisë civile nga Kosova dhe vende të tjera të rajonit janë mbledhur këtë të enjte në Tiranë në një uorkshop me temë: “Krijimi i Punësimit dhe Prosperitetit”.
Kjo konferencë ndërkombëtare është thirrur nga fondacioni Friedrich Ebert Stiftung, zyra e Tiranës, dhe qëllimi është të kontribuojë në Samitin e Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në Vjenë midis datave 26 dhe 27 gusht.
Të pranishmit në takim theksuan se pjesëmarrja e shoqërisë civile ka një rol të rëndësishëm në të gjitha proceset e integrimit Evropian në vendet më të reja të BE-së.
Diskutimet në këtë seminar u fokusuan në çështjet më të rëndësishme në lidhje me krijimin e punësimit dhe zhvillimit ekonomik në vendet e rajonit që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.
Përfaqësuesja e shoqërisë civile të Kosovës në këtë aktivitet, Bardha Ahmeti tha në Tiranë se gjatë seminarit është punuar për përgatitjen e disa rekomandimeve mbi çështjet më kyçe të secilit vend, siç është punësimi, investimet etj, tema këto që do të paraqiten të përmbledhura për Ballkanin në Samitin e Vjenës.
Lidhur me Kosovën ajo tha se papunësia e të rinjve mbetet një problem akut, ku sipas statistikave, ndër 10 të rinj vetëm 3 janë të punësuar.
Lidhur me pyetjen nëse është pikërisht kjo papunësi e lartë shkak që shumë të rinj jo vetëm nga Kosova por edhe nga Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit po zgjedhin të largohen dhe të kërkojnë azil, Ahmeti mendon që po, pra se papunësia është shkaku primar për azil, pasi të rinjtë nuk po kanë shpresë dhe të ardhme në vendet e tyre.
Çështjet më të rëndësishme të Konferencës ishin edukimi i drejtuar drejt tregut të punës, zhvillimi i degëve më të rëndësishme ekonomike, tërheqja e investimeve të huaja në vend dhe krijimi i markave vendase të cilat janë konkurruese në tregun Evropian.
Gjithashtu u propozuan iniciativa për integrimin e shoqërisë civile në procesin e zhvillimit ekonomik dhe politik, kjo duke ndjekur modelet e suksesshme të vendeve të reja të BE siç është Kroacia dhe Sllovenia.
Ky punim i konferencës do ti prezantohet më vonë udhëheqësve politikë të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor në Vjenë./Arbresh.info
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...
Ambasada e ShBA-së: Synojmë të punojmë me qeverinë e re për ...
Rama në Bruksel, takohet me Përfaqësuesen e Lartë për Politi...
Kështu po duket ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër
Murati: Me qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat leho...
Tragjike në Vjenë/ Torturohet për orë të tëra dhe digjet në ...