Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë vazhduar punimet e seancës plenare duke votuar projektligjin për digjitalizimin e Transmetimeve radio difuzive tokësore, ndonëse pati vërejtje të mëdha nga ana e deputetëve të opozitës për mënyrën e hartimin të këtij projektligji.
Këtë projektligj e prezantoi në vend të ministrit për Zhvillim Ekonomik Blerand Stavilevci, ministri për Punë dhe Mirëqenie Sociale, njëherësh zëdhënësi i qeverisë Arban Abrashi, i cili tha se procesi i kalimit nga teknologjia analoge në atë digjitale në Kosovë duhet të përfundojë me 17 qershor. Ky ligj sipas tij përcakton të drejtat dhe obligime e operatorëve të rrjeteve, ndryshimet në menaxhimin e brezit radio frekuencor e të tjera.
Në emër të komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik Infrastrukturë dhe Industri prezantoi projektligjin Muhamet Mustafa, i cili tha se në mbledhjen e mbajtur ditë më parë nga ky komision pas diskutimeve dhe shqyrtimit edhe me akterë tjerë të përfshirë në këtë proces, është konstatuar se ligji mund të procedohet më tej në Kuvend, ligj ky i cili mundëson kalimin e sinjalit analog të transmetimit në atë digjital çka edhe është kërkesë nga institucionet evropiane për të përfunduar deri më 17 qershor.
Me formën e këtij ligji nuk u pajtua deputeti nga radhët e Vetëvendosjes Visar Ymeri i cili më pastaj ka listuar një varg problemesh e paqartësitë të cilat sipas tij duhet të sqarohen.
Ndërsa deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi ka kritikuar qeverinë e cila sipas saj nuk po tregon seriozitet ndaj kuvendit duke mos u paraqitur ministrat përkatës në prezantimet e ligjeve. Madje sipas saj Kosova me qeverinë më të shtrenjtë në rajon, e me popullin më të varfër në Evropë, me një mungesë kaq të madhe të ministrave po paraqet një pamje jo shumë të mirë për vendin tonë.
Edhe përkundër vërejtjeve të deputetëve të opozitës, Projektligjit për Digjitalizimin e transmetimeve radio difuzive tokësore, me 42 vota për, 22 kundër mori dritën e gjelbër nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Në pjesën e pasdites të vazhdimit të seancës plenare u bë edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për mbikëqyrjen elektronike të personave të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të Gjykatës ose Panelit për Lirim me Kusht, projektligj ky i cili u miratua me 66 vota për dhe asnjë kundër.
Ndërsa emërimi i shtatë anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, të cilit ishin :Shafi Gashi , Florim Isufi, Arjeta Miftari ,Visar Haxhibeqiri, Bego Konulleri, Filip Jovanoviq dhe Doruntinë Matoshi, nuk arritën të kalojnë pasi që nuk patën votat e mjaftueshme nga ana e deputetëve. Ata arritën të merrnin 54 vota për, një kundër dhe një abstenim.
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...
Ambasada e ShBA-së: Synojmë të punojmë me qeverinë e re për ...
Rama në Bruksel, takohet me Përfaqësuesen e Lartë për Politi...
Kështu po duket ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër
Murati: Me qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat leho...
Tragjike në Vjenë/ Torturohet për orë të tëra dhe digjet në ...