Komuna e Rahovecit ka filluar procesin e vaksinimit kundër gripit sezonal për të gjithë personat e moshuar, pacientet me sëmundje kronike dhe ata me probleme tjera shëndetësore.
Ky proces i vaksinimit, është duke u bërë nëpër të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në këtë komunë.
Sipas një komunikate të Komunës së Rahovecit, shërbimi i vaksinimit në Komunën e Rahovecit për këtë vit është furnizuar me 1 350 doza vaksina, ndërsa i gjithë procesi pritet të përfundoj brenda muajit dhjetor.
Zyrtarët e DShMS-së në Komunën e Rahovecit kanë thënë se kërkesa për furnizim ka qenë për 2 000 vaksina, ndërsa, kanë arritur të sigurohen 1350 vaksina.
“Furnizimi me kontingjentin tjetër të vaksinave, do të bëhet pas shpenzimit të sasisë e cila momentalisht është në dispozicion.
Vaksinat kundër gripit sezonal, merren pa pagesë në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare (QKMF,QMF,AMF) në Komunën e Rahovecit”, thuhet në komunikatë.
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...
Kryeministri holandez Jetten bisedë telefonike me Ramën për ...
Whitaker i kërkon Serbisë që të rreshtohet me Perëndimin
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hoffenheimi e “blindon” Albian Hajdarin deri më 2031
Pirro Çako dhe Fifi sjellin këngën “Të kam në mend”