Është bërë një javë që nga arrestimi i Drejtorit të Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçit, i cili po mbahet në burgun e Nishit në Serbi.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri në një prononcim për Arbresh.info tha se ndërkombëtarët duhet të bëjnë presion mbi Serbinë për të liruar Thaçin.
“Ne e dimë që është padrejtësisht i arrestuar dhe të tillë dëshirojmë më çdo kusht që ai të lirohet. Ne e kemi pas një protestë, por po presim që Qeveria e Kosovës të bëjë përpjekje maksimale që ai të lirohet. Unë mendoj që pjesa kryesore i takon ndërkombëtarëve të cilët duhet të bëjnë presion mbi Serbinë për lirimin e Thaçit”, ka thënë Bahtiri.
Ai tutje shtoi se nëse vazhdon të mbahet në burg padrejtësisht, Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë masa tjera të cilat duhet të ndikojnë në lirimin e tij, transmeton arbresh.info.
“Përndryshe, nëse kjo vazhdon në këtë formë, Qeveria e Kosovës duhet të merr iniciativa të tjera të cilat duhet të ndikojnë në lirimi e tij”, tha mes tjerash kryetari Bahtiri.
Kujtojmë se drejtori i Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçi, u arrestua të mërkurën e kaluar (28. shtator) në hyrje të Serbisë nga pika kufitare “Dheu i Bardhë”, pas një urdhëri të lëshuar nga Gjykata e Lartë në Nish të Serbisë, nën akuzën e terrorizmit./ Arbresh.info
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...
Kryeministri holandez Jetten bisedë telefonike me Ramën për ...
Whitaker i kërkon Serbisë që të rreshtohet me Perëndimin
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hoffenheimi e “blindon” Albian Hajdarin deri më 2031
Pirro Çako dhe Fifi sjellin këngën “Të kam në mend”