Mediat boshnjake aludojnë se Arkan – Zhelko Razhnatoviç, krimineli i njohur serb për tmerret në luftën e Bosnjës dhe në luftëra të tjera në ish-Jugosllavi, mund të jetë gjallë.
Sipas mediave boshnjake, Arkani është parë së fundmi në Tajlandë me bashkëshorten e tij, këngëtaren Ceca.
Këta media theksojnë se edhe në varrimin e Arkanit, Ceca nuk lejoi askënd ta shihte trupin e bashkëshortit të saj dhe përkujtojnë edhe faktin se djali i Arkan, Velko ka shkruar në status në facebook se babai i tij është gjallë.
“Babai më ka blerë dhuratë për ditëlindje”, ka thënë Velko.
Gjithashtu, mediat në Bosnje ngrejnë edhe pyetjen se përse Ceca nuk është martuar pas vdekjes së burrit të saj.
Si dëshmi kryesore, mediat boshnjake përdorin faktin se Ceca gjithnjë publikon foto të pushimeve së bashku me një person që e shoqëron, i cili kurrë nuk del në publik./albeu
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...