Shteti Amerikan ka njoftuar botërisht për ndërtimin e objektit të ri të ambasadës në Kosovë.
Një ditë pas vënies së gurthemelit për ndërtimin e Ambasadës Amerikane në Kosovë, në web faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit u publikua njoftimi.
Në të thuhet se Ambasada Amerikane do të ndërtohet si simbol i qëndrueshëm i miqësisë me Republikën e Kosovës.
Njoftimi jep detaje rreth ndërtesës së ambasadës e cila do të shtrihet në 12 hektarë tokë në Prishtinë. Ambasada do të përfshijë një kancelari, një vendbanim të Trupave të Marinës Amerikane, një ndërtesë kryesore për shërbime dhe vendqëndrimet për stafin e ambasadës.

Ky projekt do të kushtojë 215.5 milionë dollarë, transmeton Klan Kosova.
Departamenti i Shtetit njofton se shumica e punëtorëve do të jenë kosovarë.
Byroja arkitektonike që do të dizajnojë kompleksin e ambasadës do të jetë Davis Brody Bond nga New York, kurse ndërtuesi do të jetë Harbert International of Birmingham nga Alabama.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...