Rindërtimi i xhamisë më të vjetër të Mitrovicës, në vendin ku ka ekzistuar përderisa është shkatërruar tërësisht nga ekstremistët serbë në luftën e fundit, në cepin verior të uërs kryesore mbi lumin Ibër, ka qenë temë e bisedës ndërmjet kryetarit të komunës, Agim Bahtiri dhe kryeimamit të Kosovës, Naim Tërnava. Në takim ishin të pranishëm edhe nënkryetari i komunës, Safet Kamberi dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të myftiut Tërnava.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, i tha kryetarit Bahtiri se qëllimi i vizitës është që në Mitrovica të bindemi nga afër se si qëndron çështja e truallit të xhamisë, pasi që në medie ka pas disa deklarata që i kanë shqetësuar besimtarët, por edhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se kinse në vendin e xhamisë po ndërtohen terrene sportive, në të cilat Bashkësia Islame e Kosovës, nuk ka besuar.
Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i tha kryeimamit të Kosovës, Tërnava, se ka bërë mirë që ka ardhur për tu bindur se hapësira e xhamisë së shkatërruar afër urës kryesore të Ibrit në veri, është e paprekur aq sa ka qenë dhe se askush dhe në asnjë mënyrë nuk do ta tjetërsoj atë.
“Deklaratat e disa individëve të bëra për portale të ndryshme dhe mjete tjera të informimit, për kinse ndërtimin e një fushe të tenisit në vendin ku ka qenë xhamia, nuk kanë të bëjnë fare me të vërtetën. Ato janë deklarata të pamatura dhe të pavërteta, pasi që hapësira e xhamisë është ruajtur aq sa ka qenë dhe nuk është rrezikuar për asnjë çast. Një fushë sportive, jo e tenisit, por e basketbollit të vogël është parapa të ndërtohet afër xhamisë, fare buzë lumit, në hapësirën që është e lirë”, i tha kryetari Bahtiri, myftiut Tërnava.
Ai na vazhdim ju tha mysafirëve se në Bruksel është arriturr marrëveshja për rivitalizimin e urës, me ç’rast është thënë në mënyrë decidive se hapësira ku ka qenë e ndërtuar xhamia, nuk guxon të preket fare, sepse aty, pas përfundimit të rivitalizimit të urës, do të filloj rindërtimi i xhamisë.
“Edhe me këtë rast ju garantoj juve dhe të gjithë qytetarët e Mitrovicës dhe Kosovës, se asnjë marrëveshje e cila prek truallin e Bashkësisë Islame ku duhet të rindërtohet xhamia e shkatërruar tërësisht, nuk është nënshkruar. Për rindërtimin e xhamisë ku ka qenë, kam qenë shumë i përkushtuar dhe tejmase i angazhuar, duke e trajtuar këtë në të gjitha takimet me përfaqësues të institucioneve shtetërore vendore dhe ndërkombëtare, por edhe të institucioneve fetare. Prandaj, besimtarët myslimanë dhe qytetarët e Mitrovicës dhe të vendit, duhet të jenë plotësisht të qetë dhe të durueshëm, sepse xhamia do të rindërtohet gjithsesi aty ku ka qenë”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.
Kryetari i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava, pasi dëgjoi fjalën e kryetarit Bahtiri, e falënderoj për angazhimin konsekuent dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm që angazhimin konsekuent dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm që çështja e rindërtimit të xhamisë të bisedohet në të gjitha bisedat e niveleve të ndryshme, me përfaqësues vendorë e ndërkombëtarë, duke përfshi këtu edhe Brukselin.
“Ne u bindëm për ekzistimin e paprekur të hapësirës ku ka qenë xhamia dhe ku duhet të rindërtohet. E kemi pas dhe besoj se do ta kemi akoma mbështetjen tuaj të fuqishme për rindërtimin e saj, për çka mjetet i kemi qysh tani të siguruara. Natyrisht se deklarata kuturu të peronave të ndryshëm në mediet publike, i kanë shqetësuar besimtarët, por besoj edhe të gjithë qytetarët e vendit. Edhe ne si drejtues të BIK-ut i garantojmë qytetarët, ashtu sikur që tha edhe kryetari Bahtiri, se hapësira prej 4.2 hektarësh ku ka qenë xhamia, nuk është prekur dhe se aty shumë shpejt do të filloj rindërtimit i saj. Këtë e ua kemi obligim besimtarëve dhe të gjithë qytetarëve. BIK-u nuk do të heq dorë asnjëherë dhe me asnjë çmim nga ajo parcelë dhe nga ndërtimi i asaj xhamie, që do të thotë se ajo xhami duhet të ndërtohet, pavarësisht se a dëshiron dikush ose nuk dëshiron”, tha ndër të tjera myftiu Tërnava.
Kryetari Bahtiri dhe kryetari i BIK-ut, Tërnava, biseduan edhe me disa përfaqësues të “Lagjes së Boshnjakëve, ku bënë pjesë edhe xhamia që duhet të rindërtohet. Ata folën për kushtet e vështira të jetesës në komunën e drejtuar nga serbët dhe për mungesën e xhamisë për t’i kryer ritet fetare.
Pas sqarimeve që morën, ata u pajtuan plotësisht me qëndrimet e kryetarit Bahtiri dhe kryeimamit Tërnava.
Prokuroria kërkoi 45 vjet burgim për çlirimtarët, reagon gru...
Djali i Thaçit ripërsërit thirrjen për pjesëmarrje në marshi...
Vjedhje e rëndë në Marec, arrestohen tre të rinj
Rama publikon pamje krenarie të ushtarëve shqiptar nga Regji...
Prokuroria e Prizrenit nis hetimet për shkelje të procesit t...
Prokurori Tieger: Vrasja e Jasharëve zgjeroi luftën në Kosov...