Me ndihmën e KFOR-it austriak dhe atij gjerman dhe komunave të Gjakovës dhe Therandës është ndërtuar shtëpia për familjen dymbëdhjetë anëtarëshe Cena nga fshati Planqor i Komunës së Gjakovës.
Me këtë rast, sot nga KFOR-i austriak është organizuar përurimi solemn i objektit të ri.
“Komuna e Gjakovës me mundësitë e qeverisjes lokale po i kushton vëmendje të vazhdueshme komuniteteve pakicë, si dhe përpos infrastrukturës dhe përmirësimit të kushteve bazike tashmë me ndihmën e donatorëve po arrijmë që ti trajtojmë edhe rastet që janë më në nevojë” ka thënë ndër të tjera Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.
Komuna e Gjakovës ka dhënë pronën në shfrytëzim për ndërtimin e një objekti më të përshtatshëm për familjen Cena, komuna e Therandës ka ndarë kontejnerin kurse një mirënjohje dhe respekt të veçantë meriton KFOR-i austriak, gjerman dhe motrës Johanna që krahas misionit paqeruajtës në Kosovë gjeti formë dhe mundësi për t’i ndihmuar kësaj familje.
Komandanti i njësitit për bashkëpunim civile ushtarak e kanë përshëndetur projektin duke thënë së janë të kënaqur me bashkëpunimin në mes të komunës së Gjakovës dhe KFOR-it austriak dhe gjerman, bashkëpunim ky që pritet të vazhdoj edhe në të ardhmen./Arbresh.info/
Pse nuk u ngritën në këmbë Hoti, Bajrami, Gashi, Dumoshi e X...
120 vende, 120 emra: Këta janë deputetët e Kuvendit të Kosov...
Kurti: Zahir Pajaziti me shokë, dritë udhërrëfyese e reziste...
KFOR-i zhvillon stërvitje për forcimin e kapaciteteve operac...
Irani i gatshëm për bisedime bërthamore me SHBA-në, por vend...
Morientes krahason Liverpoolin me Realin, flet për të ardhme...