SHSKUK-së i është zvogëluar në rishqyrtim buxheti për 2 milionë euro. Së fundmi institucioni është gjobitur në lidhje me një tender për hiç më pak se 25 mijë euro. Spitalet rrezikojnë të mbesin pa para për t’i paguar shërbimet e higjienës në fund të vitit.
Një gjobë prej 25 mijë eurosh i është shqiptuar Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) pasi zyrtarë të kësaj Qendre nuk kanë respektuar urdhëresën e panelit shqyrtues të Prokurimit Publik në lidhje me kontratën “Pastrimi i brendshëm i hapësirave spitalore”.
Vendimi është bërë publik nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik, i cili kishte hedhur poshtë ankesat e operatorëve ekonomikë “Ab Clean & AB Deinstleinstung” nga “Laguna” dhe “SFK” dhe ka lënë në fuqi vendimin për dhënie të kontratës të shpallur nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.
Por, megjithëse SHSKUK-ja kishte vendosur për kontratën, ndërkohë kishte lajmëruar OSHP-në se do ta anulojë vendimin. Arsyetimi ishte mungesa e buxhetit. ..
FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Koso...
Barcelona ka disa objektiva për merkaton e verës, ndër ta ed...
Alarm për bombë në 24 shkolla dhe në Aeroportin e Podgoricës...
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë