Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, priti në takim një delegacion të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës, të kryesuar nga kryetari i saj, Blerim Syla.
Në takim është biseduar për bashkëpunimin midis Ministrisë dhe FSSHK-së në zbatimin e Kontratës Kolektive Sektoriale, të nënshkruar kohë më parë midis tyre.
Në këtë takim u diskutua rreth ecurisë së punëve të përbashkëta që lidhen me këtë kontratë, përmes së cilës palët synojnë zgjerimin dhe konkretizimin e të drejtave nga marrëdhënia e punës sipas legjislacionit në fuqi, e cila përfshin edhe pagesën e 0.5%, të përvojës së profesionistëve shëndetësorë.
Në takim u theksua se grupet e përbashkëta të punës do të jenë të angazhuara në rregullimin e çështjeve të cilat i përmban kontrata dhe partneriteti në këtë aspekt është duke u zhvilluar brenda dinamikës kohore të parapara midis Ministrisë dhe FSSHK-së./Arbrsh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...