VV: MSH po shkel të gjitha procedurat sa i përket moszbatimit të ligjeve

13:26 | 21 Shtator 2016
M. A.

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka folur për problemet që po përballen qytetarët në sektorin e Shëndetësisë.

Drejtuesi i Komitetit për Shëndetësi, Jusuf Ulaj ka thënë se problemet në shëndetësi nuk kanë të ndalur, përcjell arbresh.info

“Një prej arsyeve është mos aprovimi i ligjit për Odat e Profesionisteve Shëndetësor. Kanë kaluar shumë muaj dhe nuk kemi asgjë deri më sot. Ministri i shëndetësisë ka dhënë deklarata dhe qëndrime jo të duhura. Kryetarët e të gjitha Odave të specialistëve shëndetësor përveç vërejtjeve që kanë ndaj MSH ata kanë shfaqë hapur mos gatishmërinë e MSH për të zbatuar ligjin për këto Oda”, tha ai.

14408199_10154447858820692_273489211_o

Sipas tij MSH po shkel të gjitha procedurat sa i përket moszbatimit të ligjeve.

“Është viti 2016 ku MSH paditet për shkak që nuk i lëshon kompetencat atyre që u lejon ligji. Ministria nuk i realizon obligimet e saj dhe i mban të uzurpuara gjërat që ka për obligim ndaj punëtoreve shëndetësore. Ajo sa më parë duhet ta aplikoj ligjin e odave që punëtoret të angazhohen sa më mirë, të ngrisin cilësinë”, tha ai.

Besa Baftiu në këtë konferencë tha se sektori i shëndetësisë nuk ka pasur asnjëherë zhvillim.

“Këto institucione vazhdojnë të mbesin në gjendje të rëndë. Mungesa e barnave, mosfunksionimi i institucioneve ka bërë që pacientët të gjejnë zgjidhje çfarëdo edhe jashtë vendit e nganjëherë edhe duke paguar me jetë”, tha ajo.

Sipas saj janë rreth 200 mijë euro materiale të skaduara në kardiologji si stenta.

“Duke punuar në këso kushte pa mjete elementare mjeku vazhdon të jetë në një presion të madh”, tha ajo./Arbresh.info

14407976_10154447858810692_2091194396_o

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale