Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në kuadër të konsultimeve lidhur me procesin e shënjimit të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, ka takuar sot dhjetëra banorë që jetojnë dhe veprojnë në brezin kufitar.
Sipas një njoftimi nga zyra e kryeministrit Mustafa, i shoqëruar edhe nga ministri Kujtim Shala, kryetarët e Pejës e Istogut dhe deputetë të Kuvendit, kanë dëgjuar të gjitha opinionet dhe qëndrimet e banorëve të këtyre zonave, lidhur me këtë proces të rëndësishëm për vendin.
“Mustafa do të vazhdojë konsultimet me të gjitha subjektet e interesuara, drejtuesit e organeve shtetërore puna e të cilave lidhet me brezin kufitar me Malin e Zi dhe përfaqësuesit politikë të interesuar për të kontribuuar në procesin e sqarimit të të gjitha dilemave të ngritura lidhur me procesin e shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...