Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës ka paralajmëruar se do të ketë protesta së shpejti.
Drejtuesit e SBASHK-ut kanë deklaruar se nëse projektligji për njohjen e përvojës të mësimdhënësve të viteve nëntëdhjeta nuk miratohet deri në fund të shtatorit , do të ketë protestë.
Kryetari Rrahman Jasharaj tha se nëse tri pagat suplementare dhe shujta nuk paguhet rastet do të dërgohen në Gjykatë. Sa i përket testit për mësimdhënës SBASHK ka marrë premtime nga ministri i Arsimit, Arsim Bajrami testi nuk do të mbahet nëse ai është kundërshtuar nga mësimdhënësit. Sipas raporteve të veta, shumica e mësimdhënësve e kundërshtojnë testin./
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...
Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për “çmimet...
Deklaratat e Trump, Irani paralajmëron përgjigje vendimtare ...
Provimi i Jurisprudencës, reagon kryetari i Gjykatës Supreme...
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit